Ç’po ndodh me Ritën? Shtyrje pas shtyrje…

Mediale Vip

Ç’po ndodh me Ritën? Shtyrje pas shtyrje…

Më: 12 prill 2018 Në ora: 19:16
Rita Ora

Albumi i dytë i Rita Orës është shtyrë sërish. Disa herë Rita Ora ka treguar për vështirësitë për publikimin e albumit të dytë, pasi dihet se albumi i parë “ORA” ishte publikuar para gjashtë viteve. Pasi lajmëroi kohë më parë se albumi do të publikohej në pranverë, “Glamour Magazine Germany” raporton se ai është shtyrë për në vjeshtë.

Sipas raportimit, albumi duhet të kompletohet me gjithçka që meriton para se të dalë në treg.

Rita ka udhëhequr disa herë së fundmi në top-lista botërore. Ajo kishte nisur tentativën për publikimin e albumit të dytë që më 2014, por pas problemeve me Calvin Harris dhe më pas me “Roc Nation” u detyrua të shtynte punët për më vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat