Harry e Meghan ftojnë në dasmë 12 vjeçaren e sulmit në Mançester

Mediale Vip

Harry e Meghan ftojnë në dasmë 12 vjeçaren e sulmit në Mançester

Më: 12 prill 2018 Në ora: 00:42
Amelia Thompson

2.640 mysafirë priten në ceremoninë e dasmës mbretërore britanike në Kështjellën e Shën George në Windsor Castle. Nga këto, rreth 1200 fetsa janë dhënë nga ekspertët në ceremoninë e kurorës, ndërsa të tjerët do të ftohen direkt nga Harry dhe Meghan, dhe këtu përfshihet edhe 12-vjeçarja Amelia Thompson, e cila u plagos në sulmin terrorist ne Manchester Arena.

Kur e ëmbla Amelia Thompson ka marrë ftesën për dasmën mbretërore ka mbetur pa fjalë dhe pa u menduar dy herë, vendosi se shoqëruese nuk do të merrte nënën e saj, por Sharon Campbell, gjyshen e shokut të saj, i cili vdiq në sulmin që goditi Mançesterin dhe që mori edhe 22 jetë të tjera.

Nëna e fëmijës të ftuar, Lisa Newton, tha se ishte krenare për vendimin e vajzës së saj. Në fakt, përveç kordave vokale të dëmtuara për shkak të britmave në tmerrin ku ishte dëshmitare, Amelia papritur humbi xhaxhain e saj dhe të atin pas dy sulmeve në zemër.

Shkurtimisht, për t’i dhënë pak gëzim dhe lumturi fëmijës me një zemër të madhe kanë menduar Harry dhe Meghan. Amelia është përqëndruar tani në “kodin e veshjes” dhe do që të duket si një “princeshë” e vërtetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat