A është Rike Roçi në një lidhje? Përgjigja e saj nuk pritej

Mediale Vip

A është Rike Roçi në një lidhje? Përgjigja e saj nuk pritej

Më: 11 prill 2018 Në ora: 20:06
Rike Roçi

Ish-banorja e “Big Brother”, Rike Roçi është një ndër femrat më të përfolura në showbiz-in shqiptar. Ajo është një tifoze e zjarrtë e futbollit, fotot e së cilës gjatë ndeshjeve të Kombëtares Shqiptare në finalet e Euro 2016 bënë xhiron e rrjetit dhe ajo u cilësua në mediat evropiane si tifozja më seksi.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “90 sekonda me Eraldon” në “Eduasportin.com”, Rikja ka folur për pasionin e saj të madh për futbollin, ekipin e saj të zemrës Milanin dhe për Kombëtaren Shqiptare.

Gjithashtu ajo u pyet edhe për eksperiencën e saj më të fundit në spektaklin “Dancing with the Stars”, madje dhe për jetën e saj private.

Teksa gazetari e pyet nëse është në një lidhje dashurie, Rikja ka dhënë një përgjigje që i ka befasuar të gjithë: “Një femër si unë s’mund të rrijë vetëm”.

Bukuroshja shqiptare që jeton në Itali foli edhe për mënyrën se si ngacmojnë shqiptarët, duke ndarë një mendimi aspak pozitiv për ta. Sipas Rikes meshkujt shqiptarë nuk dinë të ngacmojnë, madje as futbollistët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat