Motra e Rita Orës sheh një veturë të Kosovës në Londër: Ja reagimi i saj

Mediale Vip

Motra e Rita Orës sheh një veturë të Kosovës në Londër: Ja reagimi i saj

Më: 5 prill 2018 Në ora: 22:57
Rita Ora dhe Elena

Që jemi një vend që prodhojmë talente nga më të ndryshmet, kjo gjë nuk ka nevojë për diskutime. Mjafton të hedhim sytë në botën e muzikës dhe i kemi parë të gjitha.

Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa janë tre shqiptaret që po na krenojnë me suksesin e tyre nëpër botë dhe e bukura në këtë mes është se artistet e kanë ngritur flamurin shqiptar në gjithë botën, në një mënyrë apo në një tjetër duke na bërë krenarë edhe neve të tjerëve.

Gjithsesi , tani do t’iu flasim për një detaj që motra e Rita Orës ka zbuluar në mes të Londrës. Me siguri është ndjerë shumë e lumtur kur e ka parë këtë detaj tek një makinë.

Në targën e saj shkruan “K050VO”, po ta shikoni më vëmendje në foton e mëposhtme, kjo targë mund të lexohet edhe “KOSOVO”, me siguri ky detaj kosovar e ka gëzuar shumë Eleonorën, motrën e Rita Orës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat