‘Ishte hera e parë që puthja’: Enca i befason të gjithë me këto fjalë…

Mediale Vip

‘Ishte hera e parë që puthja’: Enca i befason të gjithë me këto fjalë…

Më: 4 prill 2018 Në ora: 19:13
Enca Haxhia dhe Pierluigi

Këngëtarja Enca Haxhia ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” këtë pasdite në TV Klan. Enca hyri në studio me një buqetë lulesh për Rudinën, ndërsa moderatorja mbeti e befasuar nga kjo surprizë.

Por më e befasuar mbeti nga pamja e Encës live, për të cilët moderatorja tha se ka shumë ndryshime nga ajo që shohim çdo ditë në “Instagram”.

Rudina u shpreh se në krahasim me atë pamjen e divës që shohim në televizion, Enca është një “njeri i thjeshtë dhe shumë e sjellshme”.

Enca foli për klipin më të ri Dua, që ka vetëm pak ditë që e ka publikuar. Ajo u shpreh se për klipin është frymëzuar nga telenovelat turke që ka parë.

E pyetur për reagimet për veshjen seksi dhe modelin e huaj, Enca u shpreh se është marrë shumë seriozisht me klipin e ri, ndërsa e ka zgjedhur vetë modelin italian që jetonte prej vitesh në Madrid.

“U mora vetë me detajet e klipit nga A te Zh. Fatlumin doja ta zgjidhja vetë. Komunikimi mes nesh ka qenë anglisht. Ai ka mësuar disa fjalë të vogla në shqip që shpresoj të mos i harrojë. Jo vetëm që dinte shumë për Shqipërinë por dëshironte të vinte në Shqipëri”, tha ajo.

Enca foli edhe për skenat seksi me modelin, të cilat i është dashur t’i realizojë me 30-40 persona në studio, dhe kanë qenë shumë të vështira: “Ishte skena më e vështirë që mu desh të xhiroja. E kisha veshjen shumë të ekspozuar dhe kisha 30-40 persona në staf. Më pas ishte skena e puthjes që nuk e kisha bërë më parë. ishte shumë profesionist dhe serioz në xhirime dhe gjërat shkuan shumë mirë. Ne flasim dhe ai më dërgon video dhe lajme të portaleve që është folur për projektin”.

Ajo tregoi se skena e parë që kishin xhiruar ishte skena në dhomë, për të cilën u diskutua shumë dhe duke qenë se ishte hera e parë që xhironte me Pierluigin ishte vënë në siklet.

“Ishte dita e parë, ishim në një suitë me 30, 40 persona të stafit aty”, u shpreh Enca teksa rrëfeu se kjo ishte hera e parë që puthte dikë në klip.

Pierluigi i kishte dërguar Encës një videomesazh ku e përshëndeste nga Spanja duke e quajtur Mbretëreshë dhe duke e falenderuar për mundësinë që i dha për të qenë pjesë e klipit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat