Ditëlindja e veçantë e Dhurata Lipovicës, vishet me fustan nusërie

Mediale Vip

Ditëlindja e veçantë e Dhurata Lipovicës, vishet me fustan nusërie

Më: 4 prill 2018 Në ora: 12:54
Dhurata Lipovica

Modelja Dhurata Lipovica mbrëmë e ka festuar 30 vjetorin e lindjes.

Duket se festa ka qenë e organizuar në mënyrë shumë të veçantë pasi bukuroshja kosovare ka zgjedhur t’a veshë fustanin e nusërisë.

‘’30 vjetori me fustan nusërie. Titull me kuptim të plotë’’, ka shkruar ajo përkrah imazhit të publikuar në Instagram.

Dhurata me rastin e 30 vjetorit ka pranuar urime të shumta nga familjar e miq por më i veçanti ishte ai i  bashkëshortit të saj aktorit Fisnik Ademi.

“Urime ditëlindjen shpirti jem. Jam shume i lumtun qe t’kom ma shume se gjithçka. Love u my all @dhuratalipovica”, kishte shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat