Roza Latin e pyesin për një aferë me Feron, hedhë poshtë spekulimet duke pranuar se është në lidhje me dikë tjetër

Mediale Vip

Roza Latin e pyesin për një aferë me Feron, hedhë poshtë spekulimet duke pranuar se është në lidhje me dikë tjetër

Më: 27 mars 2018 Në ora: 09:30
Roza Lati dhe Fero

Prezantuesja e njohur, Roza Lati, ka hedhur poshtë një aferë të mundshme me reperin Fero.

Reperi Fero ishte një prej emrave më të përfolur së fundmi për paraqitjet e tij televizive dhe konfliktet.

Së fundmi madje ai u konfrontua fizikisht me një grup reperësh tjerë, çka bëri që e gjithë vëmendja të jetë e tij.

Fama e tij ka prekur nivele të paparashikueshme sidomos në Shqipëri, ku ai është shfaqur në disa emisione televizive.

Dhe, një prej emisioneve që bëri bujë ishte pikërisht emisioni i Rozës ku lindën spekulimet për një aferë të prezantueses me reperin për shkak të afërsisë së tyre.

Në një bashkëbisedim në rrjetin social Instagram, një adhuruese e pyeti Rozën nëse ka pasur një aferë me Feron dhe Roza me një mënyrë tejet injoruese hodhi poshtë këtë, duke pranuar se prej 8 muajsh ka të dashur dhe dikush tjetër bën marrëdhënie me të.

Roza është një prej emrave më të pëlqyer të ekranit shqiptar për emisionet që ajo realizon. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat