Këngëtarja Zaimina Vasjari është emër goxha i komentuar në mediet rozë.
Ajo muaj më parë solli në jetë vajzën Khloe, e cila ia dha epitetin nënë, për herë të parë.
Menjëherë pas lindjes, Zaimina ka punuar shumë në palestër duke arritur që për pak kohë të kthejë linjat e dëshiruara trupore.
Në fotografinë e saj të fundit, këngëtarja u shfaq me një fustan të bardhë ndërsa pranoi komente të shumta nga ndjekësit të cilët e komplimentonin për dukjen.
Zaimina tash e një kohë ka pauzuar nga muzika, duke iu përkushtuar jetës private dhe posaqërisht rritjes së vazjës.