Chelsea e la duhanin pasi u hipnotizua

Mediale Vip

Chelsea e la duhanin pasi u hipnotizua

Më: 23 mars 2018 Në ora: 20:32
Chelsea Handler

Kanë kaluar vite që kur Chelsea Handler e kishte ndezur cigaren dhe vetë ajo e zbuloi se çfarë i ndihmoi që të hiqte dorë nga ky ves i keq.

Humoristja 43-vjeçare e ka postuar në Instagram një fotografi të saj të vjetër dhe shkroi “koha kur isha e re dhe mendoja se pirja e cigares ishte në modë”.

Më pas shtoi: “Më në fund hoqa dorë kur u hipnotizova nga Kerry Gaynor. Që nga atëherë nuk kam pirë as edhe një cigare. Është shumë më në modë që mos të të vijë era si cigare. Gëzuar”, ka përfunduar ajo.

Hipnoterapisti thuhet se është shfrytëzuar edhe nga Martin Sheen dhe Katie Cassidy!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat