Martohet ish-banori i Big Brother

Mediale Vip

Martohet ish-banori i Big Brother

Më: 23 mars 2018 Në ora: 19:52
Ervin Sinjari me gruan e tij

Ervin Sinjari, ish-banori i Big Brother, ose i njohur ndryshe si djali don zhuan brenda shtëpisë por edhe jashtë saj, prej disa kohësh ka gjetur dashurinë e jetës dhe ka vendosur që ti japë fund beqarisë.

Ervini brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri krijoi një lidhje me një tjetër banore, Ermelën, por që pas daljes nga shtëpia ata u ndanë duke mbetur miq të mirë.

Ish-konkurenti, i cili jetën e tij e ndaj midis Londrës, Shqipërisë dhe Tajlandës tashmë ka vendosur që të hedhë pas krahëve historitë e vjetra e të nisë një jetë të re me bashkëshorten e tij, e cila quhet Eri.

Ervini dhe Eri kanë rreth një vit që janë së bashku dhe duket se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, dhe shumë shpejt do të sjellin në jetë edhe fëmijën e tyre të parë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat