Clooney i shkruan letër nxënësve të Parkland

Mediale Vip

Clooney i shkruan letër nxënësve të Parkland

Më: 23 mars 2018 Në ora: 16:55
George Clooney dhe gruaja e tij, avokatja Amal Clooney

George Clooney e ka ngritur zërin në mbështetje dhe aprovim të punës së studentëve të shkollës së mesme Marjory Stoneman Douglas, që po e bëjnë pas të shtënave tragjike në shkollë që la 17 persona të vdekur.

Në një letër të hapur të publikuar të premten në gazetën The Guardian, në një edicion special, aktori shkroi rreth asaj se si studentët e inspirojnë atë.

“Amal dhe unë qëndrojmë prapa jush, në mbështetje ndaj jush, në mirënjohje ndaj jush. Ju më bëni krenar për vendin tim sërish”, shkroi mes tjerash ai.

Dyshja së fundmi njoftoi për donacionin 500.000 dollarësh për organizatën e studentëve March For Our Lives.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat