Suzuki ndërpret bashëpunimin me Ant dhe Dec

Mediale Vip

Suzuki ndërpret bashëpunimin me Ant dhe Dec

Më: 23 mars 2018 Në ora: 16:54
Ant dhe Dec

Kompania e veturave Suzuki ka ndërprerë bashkëpunimin me Ant dhe Dec, pasi ndaj Ant McPartlin është ngritur aktakuzë për ngasje të veturës në gjendje të dehur.

Suzuki do të sponsorizojë edhe dy episodet e fundit të Saturday Night Takeaway, mirëpo dyshja nuk do të paraqiten në reklamat e tyre.

“Nuk do të transmetohen materiale tjera me dyshen dhe marrëveshja për mbështetjen e Suzukit për ta ka marrë fund” kanë deklaruar nga kjo kompani.

McPartlin po akuzohet pas një aksidenti që ndodhi të dielën në Londër.

Sipas menaxherit të tij Ant nuk do të paraqitet në televizion për një kohë, si dhe do të marrë tretmanet e nevojshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat