Pallati Mbretëror publikon ftesat e dasmës së Princit Harry me Meghan Markle

Mediale Vip

Pallati Mbretëror publikon ftesat e dasmës së Princit Harry me Meghan Markle

Më: 23 mars 2018 Në ora: 09:37
Prince Harry dhe Meghan Markle

Ftesat për dasmën mbretërore të Princit Harry me Meghan Markle veçse janë gati.

Pallati Mbretëror Kensington ka njoftuar se ftesat janë dërguar përmes Twitter, ku gjithashtu është postuar edhe një video e procesit të realizmit të tyre.

Në këtë dasmë janë të ftuar rreth 600 persona. Ceremonia do të zhvillohet më 19 maj në Kishëzën e “St George” në Kështjellën Windsor.

Mysafirët gjithashtu janë të ftuar në pritjen që organizohet nga Mbretëresha Elizabeth II në sallën e “St George”.

Princi Harry dhe Meghan Markle gjithashtu do të festojnë në një ndejë private të organizuar në mbrëmje, me rreth 200 të ftuar në shtëpinë Frogmore, villë mbretërore në afërsi të Kështjellës Windsor.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat