Sakrifica për rol, Antonio Banederas tullac

Mediale Vip

Sakrifica për rol, Antonio Banederas tullac

Më: 22 mars 2018 Në ora: 20:19
Antonio Banederas

“Sa më pak, aq më mirë” duket të jetë fjalia që i shkon aktorit të njohur, Antonio Banderas dhe ‘lookut’ të tij të ri.

Aktori është shfaqur me pamje të re derisa ka promovuar filmin me seri “Genius:Picasso” në Madrid.

Kur 57 vjeçari u paraqit në skenë, habiti të gjithë me pamjen e tij shumë ndryshe– flokë të rruara, pa mjekër e madje edhe pa vetulla.

Si ta quajmë ndryshe këtë ndryshim pos sakrificë për rol?

Aktori që luan rolin e Pablo Picassos ka kohë që për shkak të këtij roli është tullac. Ai për herë të parë kështu është parë në Spanjë në muajin tetor.

Flokët e gjata të Banderas kur ai luante rolin e Zorros duket se kanë mbetur tashmë në të kaluarën.

Ashtu sikur edhe flokët e tij të shkurtra që tashmë kanë mbetur vetëm në memorie.

Por duket se ky nuk do të jetë ndryshimi i tij i vetëm pasi në disa fotografi të postuara nga ky film me seri shihet se aktori ka flokë ngjyrë hiri.

Megjithatë, Banderas sado që ka çuditur fansat e tij me këtë ndryshim, nuk është se bëri diçka të re pasi ai në vitin 2013, ai kishte rruar kokën për rolin e tij “The 33”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat