Klea Huta rikthehet me 4 këngë të reja, një prej tyre i dedikohet Elgitit

Mediale Vip

Klea Huta rikthehet me 4 këngë të reja, një prej tyre i dedikohet Elgitit

Më: 22 mars 2018 Në ora: 13:27
Klea Huta dhe Elgit Doda

Të gjithë e dimë se prezantuesja dhe aktorja simpatike Klea Huta është gjithashtu edhe një këngëtare e talentuar.

Bukuroshja 24-vjeçare është duke jetuar historinë e dashurisë me kantautorin Elgit Doda, me të cilin është duke punuar gjithashtu edhe për projekte muzikore. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo para pak kohësh, përmes një postimi në Instagram ku shkruante “Nga K…në A, kënga e re”.

Megjithatë duket se vetëm një këngë nuk mjafton për Klean…mësuam se prezantuesja është duke përgatitur katër të tilla. 

Sipas burimeve për Chaud Patate, dy këngë janë bashkëpunime me një reper nga Kosova (emrin e të cilit do e zbulojmë shumë shpejt) si dhe me një DJ të njohur shqiptar. 

Përveç bashkëpunimeve një nga këngët do të jetë ritmike dhe e fundit, do të jetë një këngë dashurie dedikuar Elgitit, partnerit të saj, producent i së cilës është vetë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat