Eni Koçi merr paralajmërime për vdekje

Mediale Vip

Eni Koçi merr paralajmërime për vdekje

Më: 22 mars 2018 Në ora: 08:43
Eni Koçi

 "Do vdesësh një ditë je ushqim për krimba" Këngëtarja e mirënjohur nga Shqipëria, Eni Koçi është mjaftë aktive në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 510 mijë ndjekës. Krahas mesazheve të shumta nga ndjekësit të cilët e komplimentojnë bukuroshen, Eni ka marrë një mesazh të çuditshëm nga një person.

“Do të vdesësh një ditë, mos u kreno me trupin sepse je e përkohshme, apet do kthehesh në Tokë. Do vdesësh një ditë je ushqim për krimba”,  është mesazhi që Eni e ka bërë publik në InstaStory. Eni Koçi ka thënë se të gjithë do vdesim një ditë, mirëpo nuk e ka kuptuar pse njeri ka vazhduar të ia rikujtoj këtë gjë.

“Më kapi syri një mesazh dhe mu duk vetja në film horror. Të gjithë do vdesim një ditë po nuk e kuptoj se përse ky njeriu vazhdon të ma rikujtoj këtë gjë. Uroj që njerëzit pozitiv të nga rrethojnë sa më shumë në jetë”- ka shkruar Eni.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat