Logic konfirmon ndarjen nga gruaja

Mediale Vip

Logic konfirmon ndarjen nga gruaja

Më: 21 mars 2018 Në ora: 11:16
Logic dhe Jessica Andrea

Logic ka konfirmuar ndarjen e tij nga gruaja Jessica Andrea, pas dy vjet martesë dhe mbylli thashethemet mbi një tradhti.

“Pas dy vjet martesë, ne kemi ardhur në përfundimin që jemi shumë më mirë si miq. Ne kemi bërë çdo gjë publike, por ne do të vlerësonim respektin dhe privatësinë tuaj për këtë çështje”, shkroi Logic.

“Në të njëjtën kohë, ne do të donim t’i mbyllnim spekulimet për sa i përket pyetjes “pse” apo “si erdhi deri tek ndarja”.

“Është shumë e thjeshtë, nuk ka funksionuar. Nuk ka tradhti të përfshirë, as grindje. Ne e duam njëri-tjetrin dhe do të vazhdojmë ta mbështesim njëri-tjetrin deri në fund”, vazhdoi Logic në lidhje me thashethemet për tradhti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat