Ky është çmimi marramendës i karrocës që Adelina Tahiri i bleu djalit të saj

Mediale Vip

Ky është çmimi marramendës i karrocës që Adelina Tahiri i bleu djalit të saj

Më: 20 mars 2018 Në ora: 20:19
Adelina Tahiri

Ka pak muaj që kurorëzoi lidhjen e saj me martesë.

Ajo u martua me biznesmenin maqedonas, martesë kjo e cila ishte mjaft private ku të ftuar ishin vetëm familjarët e çiftit.

Lajmin për shtatzëninë e bëri të ditur vet këngëtarja përmes një postimi të bërë në Instagram, ku madje zbuloi dhe gjininë e foshnjës, e që është djalë.

E duket se përgatitjet për djalin kanë filluar, ku çdo ditë ajo përkujdeset që t’i blejë diçka.

Së fundmi ajo ka blerë dhe karrocën për të nga marka e njohur Cybex, e që nga një kërkim në Internet, kushton hiç më pak se 1800 euro, shtuar dhe çmimin i kolltukut të foshnjës 300 euro,  plot 2100 euro gjithsejt.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat