Petriti apo boksieri që nokauton serbët, martohet me vajzën nga Deçani

Mediale Vip

Petriti apo boksieri që nokauton serbët, martohet me vajzën nga Deçani

Nga: Kemajl Goca Më: 20 mars 2018 Në ora: 13:44
Petrit Mazrekaj e Liridona Mushkolaj

Boksieri nga Kosova, Petrit Mazrekaj, konfirmoi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se i ka dhënë fund beqarisë. Ai martohet me vajzën nga Deçani, Liridona Mushkolaj.

Boksieri që njihet me shpirt luftarak, shpesh i nokauton edhe boksierët serb, tha se ke kësmet dhe u martua. “Liridona me përkrah më së shumti dhe interesohet shumë për gjërat e mija.

Me përkrah shumë dhe sigurisht se kur ke pranë vete një person që gjithmonë mendon për Ty edhe të jep kurajë para çdo meçit në boks apo siç themi në sfidat luftarake. Me letra jemi martuar, por dasmën do të bëjnë me gjasë me 4 gusht në mënyrën më madhështore, ku do të valojë flamuri kombëtar”, tha Mazrekaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat