U zbuluan të gjitha detajet, por nuk do ta mbesoni sa muaj shtatzënë është Xhensila

Mediale Vip

U zbuluan të gjitha detajet, por nuk do ta mbesoni sa muaj shtatzënë është Xhensila

Më: 20 mars 2018 Në ora: 10:09
Xhensila Myrtezaj

Ia dolën ta mbajnë të gjithë publikun në ankth, të krijojnë pikëpyetje njëra pas tjetrës, ia dolën që ta mbajnë të fshehtë lajmin e bukur të pritjes së ëmbël. 

Jo pak, por më shumë se 5 muaj. Derisa u dorëzuan.

Vetëm një ditë më parë, Xhensila dhe Besi konfirmuan lajmin e shtatzënisë së këngëtares, e cila, mbrëmjen e sotme ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës.

E ftuar natën e parë të programit “Në kurthin e Piter Panit”, Xhensila kishte zgjedhur një fustan pink, pas të cilit askush nuk dyshoi më se së shpejti do të vijë në jetë një vajzë.

Por, zyrtarisht e konfirmoi pas një pakoje të madhe që kishte ardhur surprizë, pas së cilës fshiheshin tullumbacet ngjyrë rozë.

Nuk kishte mbetur më asgjë për të thënë. Endrra e këngëtares u bë realitet.

Veten, gjithmonë e ka projektuar nënë të një vajze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat