Debati për zhveshjen/ Artur Zheji: Gjoksi i Ilda Bejlerit, më i ndershëm se…

Mediale Vip

Debati për zhveshjen/ Artur Zheji: Gjoksi i Ilda Bejlerit, më i ndershëm se…

Më: 19 mars 2018 Në ora: 15:10
Ilda Bejleri dhe Mustafa Nano

Në debatin e ditëve të fundit në lidhje me zhveshjen e moderatorëve në ekran, ka ndërhyrë dhe analisti Artur Zheji.

Në një shkrim në 360gradë.al, analisti Zheji shkruan se  gjoksi i Ilda Bejlerit është më i ndershëm se qeverisja e sotme.

Ai me këtë shkrim të tijën ka dal kundër Mustafa Nanos, i cili ishte kundër zhveshjes së moderatoreve në ekran.

Shkrimi i plotë

Një debat me pak apo aspak thelb ky që lidhet me gjoksin sharmant të Ildës, ose më saktë me dekoltenë e saj dhe linjat trupore të vajzës simpatike të ekraneve.
Kjo më kujton i dashur Muç, një episod nga kinemaja italiane në kohën e fashizmit, vite më parë kuptohet. Asokohe u shpikën filmat rozë, që të largonin vëmendjen e italianëve nga lufta që po përgatiste Mussolini dhe këto “seriale” u mbiquajtën filmat e “telefonave te bardhë”, pasiqë shumica e dialogëve zhvillohej në telefonat e porsa shpikur të viteve ’30…
Telefona të bardhë për zonjushat elegante dhe të veshura lehtë për kohën.
Ndërkohë kërcisnin arrestimet politike të antifashistëve. Ndërsa kritika debatonte për melodramën e filmave të Telefonave të Bardhë.
Ndërkohë pra, edhe ky debati për “Gjoksin e begatë” të Ildës, është të kërkosh qimen në syrin e kësaj çupe të hirshme, kur trau i qeverisë dhe kamzhiku i oligarkëve, detyron shqiptarët të braktisin Shqipërinë përmes lotëve.
Kjo është gjithmonë zgjedhja jote sovrane Muçi, por unë mëndoj se: Gjoksi i Ilda Bejlerit, është më i ndershëm dhe shumë më i fisëm se qeverisja e sotme apo se gjoksi prej silikoni i ca grave në pushtet…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat