Rochelle Humes befasoi bashkëshortin e saj, Marvin, në ditëlindjen e tij të 33-të duke i dekoruar vendin e punës me fotografi të tij kur ishte fëmijë.
“Ai është i lumtur për mënyrën se si ia dekorova studion”, shkroi Rochelle nën fotografinë e postuar në Instagram, ku Marvin shihej i habitur.
“Një dhe i vetmi im. Burrat si ti ekzistojnë vetëm në filma. E dua jetën tonë së bashku”, shkroi ajo nën një foto tjetër ku çifti shihej së bashku.
Rochelle dhe Marvin u martuan në vitin 2012 dhe janë prindër të dy vajzave.