Festa e beqarisë së Afërdita Dreshajt do të bëhet në Las Vegas, flet Xhesika Berberi

Mediale Vip

Festa e beqarisë së Afërdita Dreshajt do të bëhet në Las Vegas, flet Xhesika Berberi

Më: 19 mars 2018 Në ora: 10:00
Afërdita Dreshaj dhe Xhesika Berberi

E kanë thënë me dhjetëra herë që janë shoqe shumë të mira.

Afërdita Dreshaj dhe Xhesika Berberi janë mike që s’i ndahen njëra tjetrës dhe kur njëra martohet, tjetra është shoqëruese e nuses se nuk bën.

Siç e do zakoni edhe Afërdita do të ketë një festë beqarie për të cilën është kujdesur vetë Xhesika. E ftuar këtë javë në emisionin “Thumb” modelja ka zbuluar se Afërditës i është rezervuar një mbrëmje e paharrueshme beqarie.

“Dasma e Afërditës po vjen, dua që ajo të jetë sa më e lumtur, që t’i dalë dasma siç ka dëshirë. Dhuratën akoma se kam menduar, festën e e beqarisë e konfirmuam. Epo ja se po e zbuloj! Festa e beqarisë do të bëhet në Las Vegas.”, është shprehur Xhesika.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat