Pas publikimit të fotos intime në shtrat, reagon Albëria: Është montazh

Mediale Vip

Pas publikimit të fotos intime në shtrat, reagon Albëria: Është montazh

Më: 19 mars 2018 Në ora: 09:36
Alberie Hadergjonaj

Gjatë ditës së djeshme, në llogarinë zyrtare të Albërie Hadërgjonajt është publikuar një imazh tejet intim.

Në këtë fotografi, këngëtarja shfaqej gjysmë nudo, në shtrat ku gjoksi ishte gati t’i dilte nga këmisha e natës.

Fotografia e Albëries kishte bërë xhiron gjatë gjithë ditës së djeshme, e të shumta ishin edhe kritikat në adresë të saj.

Por, përmes një postimi këngëtarja ka reaguar duke thënë se imazhi është montuar ngase i është vjedhur fjalëkalimi.

“Fotoja eshte montazh. Ma vodhen paswordin e insta dhe kan manipuluar. Ju lutem portaleve mos publikoni foto te tilla”, ka thënë ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat