Ja detaji që po i çmend të gjithë. Mbretëresha preferon më shumë Kate se sa Meghan?

Mediale Vip

Ja detaji që po i çmend të gjithë. Mbretëresha preferon më shumë Kate se sa Meghan?

Më: 19 mars 2018 Në ora: 08:41
Kate Middleton dhe Meghan Markle

Dasma mes princ Herry-t dhe aktores Meghan Markle është shumë pranë, por një detaj në letrën zyrtare po i bën të gjithë të mendojnë se nusja e ardhshme nuk është e preferuara e Mbretëreshës Elizabeth. Siç dihet, përpara dasmës Mbretëresha bën një njoftim zyrtar, ashtu siç ka ndodhur edhe në 2011 në dasmën e Kate dhe William.

Në letrën zyrtare të dasmës së Meghan dhe Herry-t shkruhet:

“Unë deklaroj pëlqimin timpër një kontratë martese mes nipit tim të dashur  princit Henrik Charles Albert David të Uellsit dhe Rachel Meghan Markle.”

Por njerëzit kanë bërë krahasimin mes dy letrave, ku në 2011 Mbretëresha i është referuar Kate si “e besuara dhe e dashura jonë Catherine Elizabeth Middleton”.

Pra dashamirësia e Mbretëreshës ndaj Kate bëhej e qartë edhe në letrën zyrtare, ndërkohë që nuses së ardhshme i është referuar vetëm me emër.

Këtë gjë më mirë e di Mbretëresha, ndërsa ne na mbetet vetëm të hamendësojmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat