U bë pjesë e thashethemeve, përgjigjet modelja

Mediale Vip

U bë pjesë e thashethemeve, përgjigjet modelja

Më: 18 mars 2018 Në ora: 23:52
Karlie Kloss dhe Taylor Swift

Karlie Kloss ka paralajmëruar fansat që të mos besojnë në të gjitha ato që ata lexojnë rreth raporteve të saja me këngëtaren Swift.

Ajo në këtë mënyrë iu ka dhënë fund thashethemeve se i ka dhënë fund miqësisë me Taylor Swift.

“Mos besoni gjithçka që ju lexoni”, tha Kloss për mediat amerikane.

Miqësia ndërmjet modeles 25-vjeçare dhe këngëtares 28-vjeçare të hitit “End Game” erdhi në pah në shtator të vitit të kaluar, kur emri i Klossit ishte në fanellën e Swiftit.

Thashethemet vazhduan në janar të këtij viti kur Kloss shpërndau një fotografi të saj me përshkrimin “Swish swish”, të cilin duket se ia referonte rivales së Swiftit, Katy Perry.

Por, të gjitha këto u mohuan më vonë nga Kloss, e cila iu dha fund thashethemeve se ajo i ka dhënë fund miqësisë me këngëtaren e njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat