Pas ndarjes me Elenen, Valon Behrami gjen dashurinë e re

Mediale Vip

Pas ndarjes me Elenen, Valon Behrami gjen dashurinë e re

Nga: Mimoza Lakna Më: 18 mars 2018 Në ora: 15:32
Valon Behrami dhe Lara Gut

Ky është lajmi më i nxehtë i dimrit! Lara Gut dhe Valon Behrami janë së bashku. Skitarja e bukur dhe ylli i futbollit janë së bashku. Këtë e ka konfirmuar vet Lara në rrjetin social Facebook, shkruan zvicerania Blick. "Me Valon, kam përjetuar fuqinë e të qenit çift së bashku. Kam përjetuar ndjenjën kur një person qëndron pranë teje, të merr përdore dhe kurrë nuk të lërë vetëm. Valoni është gjëja më e bukur që më ka ndodhur ndonjëherë”, ka shkruar Lara në profilin e saj.

Edhe para Lojërave Olimpike në Pyeonchang ajo kishte njoftuar se ka një të dashur të ri. Për herë të parë, ajo bëri publike dashurinë e re nëpërmjet Twitter-it duke mohuar se ky është Bastian Baker.

Në fund të shkurtit, Valon Behrami, ishte ndarë nga e dashura Elena, me të cilën kishte kohë që ishin së bashku dhe kishin dy vajza. 76- herë kampioni ndërkombëtar , Valon Behrami, kishte njoftuar në Twitter për ndarjen me Elenen.

Image
Valon dhe Elena - ishte kjo një herë. Kliko në fotogaleri për të parë më shumë foto të Valon Behramit dhe Elena Bonzanit

Valon Behrami

"Me këtë dëshiroj të shpjegoj se marrëdhënia ime e dashurisë me Elena Bonzani ka mbaruar pas 12 vjetësh. Lusim për mirëkuptimin tuaj, se nuk do të bëjmë deklarata të mëtejshme. Unë kërkoj respektin maksimal për këtë kërkesë dhe shpresoj shumë që nuk do të ketë spekulime të pakëndshme rreth situatës sonë ", kishte shkruar Behrami. Me dashurinë e re të Behramit, Zvicra më në fund ka një lidhje ndërmjet një qift të ri sportistësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat