Zbuloni gjëra interesante që nuk dini për Baris Arduç

Mediale Vip

Zbuloni gjëra interesante që nuk dini për Baris Arduç

Më: 18 mars 2018 Në ora: 08:31
Baris Arduç

Baris Arduç është aktori i njohur turk i cili na rrëmbeu zemrat të gjithëve me rolin e tij në serialin turk “Dashuri me qira”. Së fundmi qarkulluan edhe lajmet se aktori ka rrënjë shqiptari. Le të kujtojmë disa nga veprimet e tij dhe të kuptojmë disa gjëra më tepër lidhur me jetën e tij.

Në listën e talenteve të tij është edhe këndimi

Nuk është e vështirë të kuptosh se përveç një aktori i zoti, Baris është edhe një këngëtar shumë i talentuar. Mjafton të kërkosh emrin e tij në internet dhe aty do të të shfaqen disa këngë dha bashkëpunime të tij.

Ai i ka shumë qejf ‘Selfiet’

Një njeri me fizikun dhe të qeshurën e tij sigurisht që do i dashuronte ‘selfiet’ pasi në këtë mënyrë ai duket i bukur në çdo pozicion të mundshëm. Fotot që bijën më shumë në sy janë ato me miq dhe qenin e tij.

I do shumë kafshët dhe bën bamirësi

Aktori nuk e bën dallimin se cilën kafshë do më shumë macen apo qenin, pasi ai në çdo moment e shpreh dashurinë për to. Po ashtu ai është edhe një nga donatorët e shoqatës “Një botë pa kancer”.

E adhuron futbollin dhe është tifoz i Fenerbahçes

Futbolli nuk është një nga pikat e tij më të forta, këtë e tregon shumë qartë edhe skuadra që ai ka zgjedhur për të mbështetur. Madje në një intervistë të tij është shprehur që i vjen edhe turp të dalë i veshur me bluzën apo shallin e kësaj skuadre.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat