Me këngën “Medicine”, Harry Styles nxit thashetheme rreth orientimit të tij seksual

Mediale Vip

Me këngën “Medicine”, Harry Styles nxit thashetheme rreth orientimit të tij seksual

Më: 17 mars 2018 Në ora: 17:45
Harry Styles

Në një koncert në Paris, Harry Styles e ka interpretuar premierë këngën e tij të re, “Medicine”.

Ish-anëtari i “One Direction” nga nxitur spekulime rreth orientimit të tij seksual për shkak të fjalëve që përdor në këngë.

“Edhe djemtë edhe vajzat janë aty, shoqërohem me ta dhe kjo është në rregull për mua”, thuhet mes tjerash në këngë.

 

Pikërisht këto fjalë kanë nxitur spekulime se këngëtari është biseksual.

24-vjeçari ka refuzuar të flasë në lidhje me orientimin e tij seksual në të kaluarën, prandaj kjo këngë është etiketuar si një deklarim i tij.

Styles është në lidhje me manekinen 29-vjeçare, Camille Rowe, mirëpo janë hedhur dyshime se nuk bëhet fjalë për dashuri të vërtetë, por për një truk marketingu për të tërhequr vëmendje.

Harry është një këngëtar, kompozitor dhe aktor anglez, i cili u bë i famshëm si pjesëtar i grupit të djemve, “One Direction”, që dolën nga versioni britanik i spektaklit për talentë, ‘X Factor’, në vitin 2010.

Që atëherë, grupi “One Direction” ka lansuar pesë albume, ka zhvilluar katër turne botërore dhe ka fituar një sërë çmimesh. Nga janari i vitit 2016, ky grup është në një pauzë të zgjatur, ndërsa anëtarët e bendit kanë ndjekur projektet e tyre solo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat