Beyonce dhe Jay-Z akuzohen se e kopjuan Kanye West dhe Kim Kardashian

Mediale Vip

Beyonce dhe Jay-Z akuzohen se e kopjuan Kanye West dhe Kim Kardashian

Më: 17 mars 2018 Në ora: 17:16
Beyonce dhe Jay-Z, Kanye West dhe Kim Kardashian

Beyonce dhe Jay-Z shumë shpejt do të nisen në turneun e përbashkët, “On The Run II”, të cilin e kanë paralajmëruar ditë më parë dhe përmes imazheve reklamuese.

Mirëpo, përdoruesve të rrjeteve sociale nuk u ka ikur fakti se çifti i famshëm botëror e ka kopjuar Kanye Westin dhe gruan e tij Kim Kardashian.

Në imazhet e publikuara, Beyonce shfaqet e zhveshur teksa qëndron ulur në motoçikletë prapa bashkëshortit të saj.

Kjo skenë përkujton videoklipin e Kanye West nga viti 2013, “Bound 2”, në të cilin reperi vozit motoçikletën me gruan e tij që ndodhet e zhveshur mbi të.

Sidoqoftë, në imazhet e publikuara, Beyonce dhe Jay-Z kanë qëndruar më diskretë në krahasim me Kim dhe Kanye, të cilët ka pasur kuadro eksplicite në xhirimin e tyre.

Jay-Z dhe Kanye kanë qenë miq të mirë në të kaluarën, mirëpo nuk shoqërohen prej se West e kishte ofenduar publikisht Jay-Z, ndërsa e kishte kritikuar edhe Beyoncen për një video muzikore.

Në një intervistë të mëhershme, moguli 48-vjeçar i hip-hopit kishte thënë se do t’ia falte Westit të gjitha fjalët që i ka thënë për të, por jo kur përfshihet gruaja apo fëmijët e tij.

Turneu muzikor i Beyonce dhe Jay-Z do të nisë këtë verë, ndërsa koncertin e parë do ta mbajnë më 30 korrik në stadiumin Lincoln Financial Field në Philadelphia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat