Jennifer Lopez i bashkohet lëvizjes #MeToo

Mediale Vip

Jennifer Lopez i bashkohet lëvizjes #MeToo

Më: 17 mars 2018 Në ora: 12:16
Jennifer Lopez

Valës së denoncimeve për sulme dhe ngacmime seksuale i është shtuar edhe Jennifer Lopez. Aktorja dhe këngëtarja amerikane ka treguar në një intervistë për ‘Harper’s Bazaar’ se i është bashkuar lëvizjes ‘#MeToo’ me një denoncim të sajin.

“Bëhet fjalë për një nga provat e para të mia për të marrë pjesë në një film në vitet ‘90. Mu kërkua nga regjisori të hiqja këmishën dhe t’i tregoja gjoksin. Unë nuk e bëra. E dija që ajo nuk ishte rruga e duhur”, u shpreh Jay-Lo.

Pyetjes nëse ka patur abuzime gjatë kohës që ka qenë në Hollywood, Lopez u përgjigj duke u menduar pak më gjatë. “Nuk kam patur abuzime në mënyrën se si kanë denocuar shumë aktore kohët e fundit”, përfundoi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat