Getinjo merr të gjithë djemtë e lagjes në klipin e tij të ri

Mediale Vip

Getinjo merr të gjithë djemtë e lagjes në klipin e tij të ri

Më: 17 mars 2018 Në ora: 09:08
Getinjo

Reperi i njohur Getinjo ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor.

Bëhet fjalë për një këngë të re hip-hop, e cila do ta sjell kësaj radhe më ndryshe reperin.

Ai ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku ka shfaqur disa nga skenat e xhirimeve të klipit të ri.

Getinjo ka menduar një ide shumë interesante për klipin e ri, pasi ka vendosur që video të ftojë të gjithë djemtë e lagjes në të cilën ai është rritur.

“Getin e don krejt hood-i se jena krejt t’njejt “2 EURO MOTO” (mahalla)”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e një prej fotografive.

Ndërkohë, në fotografinë e fundit, ai ka shkruar “Emocion dhe nostalgji”, me çka ka bërë të nënkuptohet që projekti i tij i ri do të ketë të bëjë me të kaluarën e tij.

 

EMOCION & NOSTALGJI

A post shared by GETINJO (@getinjo) on

Publikimi i kësaj kënge pritet javën e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat