Arilena "fluturon" drejt Amerikës, premton surpriza!

Mediale Vip

Arilena "fluturon" drejt Amerikës, premton surpriza!

Më: 17 mars 2018 Në ora: 07:41
Arilena Ara

Është cilësuar si fenomeni i muzikës shqiptare dhe me të drejtë sepse tek ajo janë të ndërthurura fare mirë talenti dhe pamja e jashtme.

Mjaftoi vetëm një këngë që Arilena Ara të njihej në mbarë botën dhe “Nëntori” të kthehej në hitin që do t’i rrëmbente zemrat të gjithëve e që do t’i bënte të këndonin shqip.

Me shpejtësinë e një “aeroplani” Arilena Ara duket se po ngjit shkallët e karrierës pasi viti që lamë pas ishte një sukses në karrierën e saj, duke qenë pjesë e “The Voice of Romania”, si e ftuar speciale apo edhe në 16 vjetorin e “Heaven Music” në Athinë.
Padiskutim që një tjetër arritje e saj është edhe pjesëmarrja në koncertin “Europa Plus Live” në Moskë, ku interpretoi krah artisteve ndërkombëtare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.
Por në “Lart e Poshtë” Arilena Ara ka dhënë një intervistë, pasi përmbylli koncertin në sheshin “Dëshmorët e Kombit” me rastin e Ditës së Verës. 

Ajo eshte pyetur rreth qendrimit te saj ne Amerike ku ka theksuar se do te kete surpriza: "Në Amerikë festuam futjen e këngës “Nëntori” në playlista, ishte ndjesi e mirë të shihje që njerëzit dëgjonin shqip dhe ne komunikonim në anglisht. Kam shkuar gjithashtu për të punuar, për të çuar muzikë të re, do ketë surpriza . Nuk dua të flas shumë sepse nuk dua të bëj premtime që mund të mos mbahen," eshte shprehur kengetarja e hitit "Nentori".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat