Justin Theroux zemërthyer pas ndarjes me Jennifer Aniston

Mediale Vip

Justin Theroux zemërthyer pas ndarjes me Jennifer Aniston

Më: 16 mars 2018 Në ora: 16:15
Justin Theroux me Jennifer Aniston

Pavarësisht asaj çka mund të kenë dëgjuar fansat, Justin Theroux është akoma zemërthyer dhe i mërzitur pas ndarjes me Jennifer Aniston.

Në ndërkohë, ka pasur shumë thashetheme se aktori 46 vjeçar është në lidhje me Petra Collins pasi fansat e tij kishin vënë re një fotografi që ai kishte postuar bashkë me artisten 25 vjeçare në muajin shkurt.

“Justin është akoma zemërthyer”, ka thënë një burim i afërt me të për ET duke shtuar se Theroux nuk është akoma gati për një lidhje të re dashurie pasi akoma është duke u munduar të gjejë arsyet se pse martesa me Aniston nuk funksionoi.

Në ndërkohë, një burim tjetër po për ET ka thënë se ish-ylli i Leftovers është mbështetur tek miqtë e tij në këtë situatë të vështirë për të duke thënë se “ai ka kaluar kohë të mirë me miqtë e tij në një udhëtim në Paris të Francës”.

Por është edhe një burim tjetër, i tretë – poashtu i afërt me Theroux ka deklaruar se ai është i gatshëm për një fazë të re në jetën e tij.

Në ndërkohë për lidhjen me Collins, ky burim i lartëpërmendur ka thënë se të dy janë takuar përmes Selena Gomez kur të tre kanë dalë së bashku.

Por duket se pavarësisht të gjithave dhe asaj se si po ndihet tani, aktori dhe producenti beson se ndarja me Aniston është vendimi i duhur për shkak se lidhja e tyre nuk po ecte më.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat