Emisioni “Dua të të bëj të lumtur” po realizon me sukses qëllimin e tij, të bëjë të lumtur personazhet që ka të ftuar çdo të shtunë.
Këtë vit, ndryshe nga puntatat e shkuara, një risi që është përfshirë në natyrën e programit, është fakti që personazhe të njohur publik i bashkohen nismës për të bërë të lumtur njerëz të zakonshëm, fansa, e të tjerë.
Javën e kaluar ishte trupa e aktorëve të “Portokallisë”, bashkë me prezantuesit që ishin aty për të dhuruar nga afër emocione, për të shkëmbyer batuta e për të rrëfyer histori interesante për të gjithë.
Ndërsa sot, ka qenë moderatorja Arbana Osmani, e cila përmes një fotoje në rrjetin social “Instagram” ka zbuluar një prej të ftuarve VIP në puntatën e nesërme të “Dua të të bëj të lumtur”.
Ai është reperi i njohur kosovar Ledri Vula, me të cilin siç duket Arbana ka edhe një miqësi të ngushtë, gjë të cilën e ka shprehur edhe në dixhiturën e fotos. “Miku im i vjetër erdhi të më vizitojë”, ka shkruar ajo.