Menaxheri akuzon Encën për mashtrim e i bllokon koncertet: Ka ardhur koha të funksionojë ligji ose kanuni

Mediale Vip

Menaxheri akuzon Encën për mashtrim e i bllokon koncertet: Ka ardhur koha të funksionojë ligji ose kanuni

Më: 16 mars 2018 Në ora: 14:23
Enca Haxhia dhe Kastriot Berisha

Duket se marrëdhënia profesionale disavjeçare mes Encës dhe menaxherit të saj Kastriot Berisha është ndërprerë dhe jo me mirëkuptim.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Berisha i cili nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se nuk e përfaqëson më këngëtaren, e madje e kërcënon atë me kanun se duhet ta respektojë për punën që ai ka bërë me të.

“Pas disa padrejtsive dhe mashtrimeve pas shpine deshta me ju informu qe nga sot un nuk e perfaqsoj #ENCEN mo ..nuk je e para qe vepron ne ket menyr , por ka ardhur koha te funksionoi ligji ose kanuni dhe ti vetëdisoj disa artistë qe duhet respektuar punën dhe nuk mundesh te bëhesh pronare në shpinën e dikujt tjeter ..deri sa tmledhesh mend Ruensa Haxhiaj e ki te ndalume te flasesh me mu dhe block e ke ne qdo event qe mbahet.. hajde shnet .. vazhdojmee!”-ka shkruar ish-menaxheri i këngëtares, duke bërë të ditur se ka ndërmend t’i bllokojë asaj koncertet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat