Diona Shala, bukuroshja shqiptare me oferta nga Cavalli në Evropë dhe Amerikë

Mediale Vip

Diona Shala, bukuroshja shqiptare me oferta nga Cavalli në Evropë dhe Amerikë

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 16 mars 2018 Në ora: 13:34
Diona Shala

 Ajo ka lindur në Locarno të Zvicrës por jeton në Kosovë, dhe është një nga vajzat më të bukura shqiptare. Diona Shala, jo vetëm nga bukuria e qytetit ku jeton por edhe në gen e ka të trashëguar bukurinë, pasi mami i saj dikur ishte Miss Diaspora, e sot vajza është një Miss, ku që në moshën 16 vjeçare ka marrë pjesë në Miss Kosova në vitin 2010.

Më pas Diona ka qenë pjesë si modele në agjensinë OKAY, por dëshira e saj që tashmë është realizuar të ishte pjesë e ndonjë agjesnioni të huaj, jashtë vendit, ku menaxhohet tashmë nga Fiore Tondi, ku e ka ftuar më pas për të përfaqësuar Kosovën në Ëorld Top Model që u mbajt pak kohë më parë në Budapest, e që e quan një nga eksperiencat më të bukura të saj, e ku ra në sy për elegancën dhe hijeshinë e saj.

Mësojmë se Diona tashmë ka marrë oferta për të qenë imazh i Cavallit në Amerikë dhe Evropë, e si duket do të ndjekë edhe hapat e topmodeleve me famë botërore që vetë i pëlqen si Emina Cunmulaj, Irina Shayk dhe Adriana Lima. Por jo vetëm e bukur, modelja është edhe e zgjuar, ajo flet shumë gjuhë, si: italisht, anglisht edhe frëngjisht përveç gjuhës amtare shqipe.BS

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat