Nuk ia ka frikën askujt, ama Elitës, Gjiko i depilon edhe këmbët

Mediale Vip

Nuk ia ka frikën askujt, ama Elitës, Gjiko i depilon edhe këmbët

Më: 16 mars 2018 Në ora: 12:36
Gjiko dhe Elita

Kur vjen puna tek të pasurit frikë, reperi Gjiko dëshmoi se nuk i dridhet qerpiku pasi pas konfliktit virtual me Dj Blunt dhe Real 1, nuk ngurroi që t’u shkonte atyre në shtëpi për t’u përballur.

Mirëpo, në marrëdhënie me të dashurën e tij, moderatoren bukuroshe Elita Rudi, Gjiko duket të jetë i dashuri më i përkushtuar dhe i butë në planetin Tokë, aq sa mund t’i depilojë asaj edhe këmbët.

Një gjë të tillë reperi nuk ka ngurruar ta bëjë në një skeç përgjatë emisionit “Xing me Ermalin”, ku ai ka qenë i ftuar së bashku me Elitën.

Në spotin e publikuar së fundmi nga moderatori Ermal Mamaqi, Gjiko shihet i ulur në një tavolinë me Mamaqin ndërkohë që mbi tryezë është dhe këmba e Elitës, të cilën Gjiko e depilon me shkumë rroje dhe me brisk.

Por se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, mund ta zbuloni mbrëmjne e nesërme në “Xing me Ermalin”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat