Suada Sherifi flet për marrëdhënien me Deizin

Mediale Vip

Suada Sherifi flet për marrëdhënien me Deizin

Më: 15 mars 2018 Në ora: 19:24
Suada Sherifi

Ish-Miss Shqipëria Suda Sherifi ishte sot e ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan, nga ku foli për jetën e saj, për angazhimet, sipërmarrjen dhe për jetën familjare.

Ajo është tashmë nënë e një vajze 1 vjeç e 6 muaj, të quajtur Deizi dhe duket se është shumë e dhënë pas saj. Ish-Missi tha vajza e saj tashmë shkon në çerdhe dhe është shumë sociale.

“Me fëmijët e vegjël gjithnjë ka zhvillime dhe unë si prind përballem çdo ditë me leksione të reja që ajo mi imponon duke më vënë në provë. Është një reagim i ndërsjelltë, ajo më jep mua dhe unë asaj, por është gjë shumë e bukur. Unë vazhdoj të jem shumë e fokusuar tek vajza dhe kjo është për fajin tim, jo për faj të Deizit. Dëshira ime është që të jem shumë prezente në jetën e saj pavarësisht se ajo ka krijuar një farë pavarësie, sepse shkon në çerdhe dhe qëndron atje deri në orën 4 pasdite. Por pasi marr Deizin nga çerdhja jam gjithë kohën me të dhe kur dal e marr gjithnjë me vete. Ajo është shumë sociale dhe është përshtatur shumë mirë në çerdhe. Më pëlqen që kur vjen në shtëpi, ajo ka mësuar një gjë të re. Kur e çuam në çerdhe ajo u lumturua shumë dhe më harroi mua” tha Sherifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat