Mbretëresha jep aprovimin zyrtar për martesën e Princit Harry me Meghan Markle

Mediale Vip

Mbretëresha jep aprovimin zyrtar për martesën e Princit Harry me Meghan Markle

Më: 15 mars 2018 Në ora: 17:16
Mbretëresha britanike Elizabeth II, Princi Harry dhe Meghan Markle

Mbretëresha ka dhënë miratimin zyrtarë për martesën e Princit Harry me Meghan Markle.

Përmes një letre drejtuar Keshillit, Lartmadhëria e Saj ka shprehur miratimin për dasmën në ardhje, në mes të nipit të saj dhe të fejuarës së tij.

Një letër e ngjashme ishte nënshkruar nga Mbretëresha Elizabeth në vitin 2011 para martesës se Princit William dhe Kate Middleton.

Po që se Princi Harry do të ishte martuar pa aprovimin e Mbretëreshës ai dhe pasardhësit e tij nuk do të kishin të drejtë në trashëgiminë e fronit mbretëror.

Aktualisht Princi Harry është i pesti në linjën e trashëgimtarëve pas Princeshës Charlotte.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat