Fjalët ishin të vërteta: Xhensila Myrtezaj është në pritje të ëmbël!

Mediale Vip

Fjalët ishin të vërteta: Xhensila Myrtezaj është në pritje të ëmbël!

Më: 15 mars 2018 Në ora: 17:08
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku

Ka disa javë që flitet se një nga çiftet më simpatike të shoëbizit, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë në pritje të një fëmije. Megjithatë vetë çifti ende nuk e ka pranuar diçka të tillë.

Të ftuar në “Dua të të bëj të lumtur” Besi dhe Xhensila morën nga produksioni si dhuratë dy veshje për bebe të sapolindura me motivacionin për t’i pasur kujtim kur ata të bekohen me një fëmijë (edhe përse një pjesë e mirë e publikut mendoi se produksioni i emisionit diçka di dhe nuk ka bërë një dhuratë krejt nga asgjëja). Shtuar këtu edhe faktin që Xhensila preku barkun me dorë gjatë performancës që ajo i bëri Besit surprizë atë të shtunë, gjërat ishin thuajse të qarta megjithatë nuk arrinim ta dallonim siç duhet barkun e rrumbullakosur.

Ndërkohë që tani jemi krejtësisht të qartë! Në disa video që fansat e Xhensilës kanë hedhur në Instagram ku këngëtarja ka performuar në disa club-e së fundmi, vihet re fare qartë barku i rrumbullakosur çka i vërteton të gjitha fjalët e thëna më parë.

Epo urime Xhensila dhe Besi, qoftë i ëmbël i gjithë rrugëtimi deri në ardhjen në jetë të bebes, gjininë të së cilës ende nuk e dimë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat