Affleck do të rikthehet me Garner

Mediale Vip

Affleck do të rikthehet me Garner

Më: 14 mars 2018 Në ora: 23:18
Jennifer Garner dhe Ben Affleck

Jennifer Garner dhe Ben Affleck janë ndarë në qershor të vitit 2015 ndërsa kanë dorëzuar dokumentet për divorc në prill të 2017-ës. Mirëpo aktorëve, të dy 45 vjeçarë, ende ju duhet që të finalizojnë divorcin.

Sipas një burimi në “UsWeekly” një gjë e tillë po zvarritet pasi Ben Affleck do të rikthehet me Garner. Affleck u ka thënë shoqërisë së ngushte se dëshiron të jetë në lidhje me bukuroshen brune.

E në një dalje së fundmi dyshja dukeshin shumë të lumtur përderisa kishin dalë në shëtitje me vajzat e tyre.

Megjithatë sipas disa raportimeve të tjera nuk ka gjasë që Affleck dhe Garner të rifillojnë romancën e tyre dhe se kanë ndarë mendjen për divorc.

Se çka do të ndodhë me çiftin e Hollywood, mbetet të shihet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat