“Sa e shëmtuar je, ma shpife”, Samanta ia kthen keq komentueses: Nuk paske kokë…

Mediale Vip

“Sa e shëmtuar je, ma shpife”, Samanta ia kthen keq komentueses: Nuk paske kokë…

Më: 14 mars 2018 Në ora: 15:29
Samanta Karavella

Ndodh shpesh që personazhet publike të përballen edhe me antipatinë e disa prej ndjekësve të tyre në rrjetet sociale.

E një gjë e tillë i ka ndodhur edhe këngëtares Samanta Karavella. Mes 447 000 ndjekësve në llogarinë e saj në “Instagram”, ajo ka edhe persona që nuk e pëlqejnë.

Në foton e fundit të publikuar, shumë mendojnë se pamja e këngëtares ka pësuar shumë ndryshim. Njëra prej tyre i shkruan: “Je shumë e shëmtuar, pzz ma shpife’.

Komenti i saj ka tërhequr vëmendjen e Samantës e cila ia kthen: S’të them dot gjë se nuk paske as kokë në profil, për sy besoj’.

Por menjëherë kanë reaguar edhe fansat e saj ku personit që ka bërë komentin i drejtohen: “Mos u përzi në punët e huaja, bëhu edhe ti si Samanta, e flasim”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat