Aida Husaj, shqiptarja që po çmend eventet e bukurisë në Gjermani

Mediale Vip

Aida Husaj, shqiptarja që po çmend eventet e bukurisë në Gjermani

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 14 mars 2018 Në ora: 14:34
Aida Husaj

Aida Husaj u zgjodh Miss Shoqëruesja e dytë dhe MISS FOTOZHENIA në MISS GLAMOUR FACE WORLD në Gjermani. Bukuroshja Kosovare Aida Husaj është 20 vjeçare nga Peja dhe jeton në Holand dhe është përzgjedhur nga Shpejtim Zejneli për të përfaqesuar Kosovën në MISS GLAMOUR FACE WORLD 2018 në Berlin të Gjermanisë.

Në këtë garë bukurie kanë marrë pjesë afër 30 shtete të botës dhe kanë vizituar vendet të bukura në Gjermani. Aida HUSAJ është përzgjedhur MISS FOTOZHENIA nga fotografët e botës dhe këtë titull ia ka dorëzuar fotografi Italian Franco Caruana. Organizatori i garës Guenter Weig ka lavdëruar Aida Husaj se është një bukuroshe CLASS dhe komplimente të tjera.


Juria profesionale Aidën e zgjodhën MISS Shoqëruesja e dytë e MISS GLAMOUR FACE WORLD 2018. Menaxheri i saj Shpejtim Zeneli është i gëzuar se Aida HUSAJ ka fituar dy çmime dhe kishte besim të plotë tek ajo. Prindërit e saj u gëzuan pa masë për fitoren e dy çmimeve. Për Aidën kjo është hera parë e cila merr pjesë në gara bukurie në botë.BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat