Drake thotë se albumi i tij i ardhshëm është “për qytetin” e Torontos - Bota Sot
Drake thotë se albumi i tij i ardhshëm është “për qytetin” e Torontos

Mediale Vip

E diel, 23 shtator 2018

Drake thotë se albumi i tij i ardhshëm është “për qytetin” e Torontos

Më: 13 mars 2018 Në ora: 11:47
Drake

Klubi i basketbollit, Toronto Raptors është shfaqur më i gjallë se kurrë në mbrëmjen speciale të Drke në Air Canada Centre të premtën më 9 mars ku ekipi u ballafaqua me Houston Rockets.

Drake e mori mikrofonin në parket duke bërë një komunikim të rëndësishëm ku ai ka konfirmuar se është duke punuar ende në albumin për qytetin që ai e do.

“Jam i lumtur që jam në shtëpi”.

“Po punoj në këtë album të ri për qytetin, u shpreh Drake.

Pasi i quajti Raptors si ekipi “më i mirë në NBA”, Drake po ashtu parashikoi se skuadra që ai e do do t’ia ndërprente serinë e pamposhtshmërisë Houstonit.

Drake ka kohë që po parlajmëron albumin e tij të pestë. Në gusht ai zbuloi se ka filluar të punojë në një krijim muzikor dedikuar vendit prej nga vjen.

Për këtë projekt janë listuar një numër bashkëpunuesish si Pierre Bourne, Bad Bunny dhe London on da Track.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test