Ledri Vula: Fanset kanë bërë çmenduri për mua

Mediale Vip

Ledri Vula: Fanset kanë bërë çmenduri për mua

Më: 12 mars 2018 Në ora: 17:16
Ledri Vula

Këngëtari Ledri Vula, gjatë një interviste për PopCulture ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale por edhe profesionale.

Ledri është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer të momentit, jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri.

Këtë fundjavë Ledri ka qenë i ftuar për të performuar në Tiranë, por ai ka zbuluar edhe një dëshirë për të ardhmen: “Kam menduar që në të ardhmen të bëj një koncert timin. Më ka rënë rasti që të performoja në koncertin e pavarësisë së Kosovës. ishte ndjenjë e mrekullueshme. Edhe koncertin tim do të preferoja ta organizoja në këtë mënyrë. Janë emocione të mëdha”.

I pyetur nëse është dikush në jetën e tij, Ledri përgjigjet: “Mua ma rrëmbejnë zemrën shumë gjëra jo vetëm vajzat. Më pëlqen e bukura. Unë jam djalë i vetëm në familje dhe mendoj shpesh që të krijoj familjen time, por një gjë e tillë duhet të presë edhe disa vite. Mua mediat shpesh më martojnë, fejojnë dhe ndajnë. Smë pëlqen fare kjo pyetja nëse kam të dashur”.

Por cila është çmenduria më e madhe që një fanse ka bërë për Ledri Vulën?

“Fanset kanë bërë disa çmenduri për mua. Kanë arritur deri aty sa të djegin dorën për të shkruar emrin tim. Pas kësaj, gjë e cila smë ka pëlqyer, i kam takuar për të mos e përsëritur më. Fanset e mia janë mjaft të edukuara, e mua më pëlqen ti takoj”.

Ledri rrëfeu se tashmë është në fazën e përgatitjes së projekteve të reja muzikore, të cilat do ti lançojë së shpejti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat