Me shije e plot stil, kjo është bukuroshja shqiptare që pushton pistat e modës në diasporë

Mediale Vip

Me shije e plot stil, kjo është bukuroshja shqiptare që pushton pistat e modës në diasporë

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 12 mars 2018 Në ora: 12:54
Egzona Bugari

Është 19 vjeçarja nga Suhareka e lindur dhe e rritur në Gjermani, që ka mahnitur jurinë e “Fol Shqip Top Model 2018”, ku po garonte përkrah vajzave të tjera bukuroshe, të cilat synonin epitetin e top modeles. Me stil, ecje të sigurtë dhe vetbesim në skenë. Ajo, duket si e lindur për pista të mëdha të modës.

Egzona Bugari ia doli që të jetë e para dhe kjo falë pamjes së saj të mrekullueshmë, syve ngjyrë oqeani dhe defileve profesionale. Egzona, në pistë ndihej si në shtëpinë e saj. Ky është vetëm fillimi për Egzona Bugarin, e cila çmimin e madh në “Fol Shqip Top Model 2018”, e konsideron shansë për të ecur më tej në botën e modës.

“Fol Shqip Top Model” është mbajtur në Luzern të Zvicres, me pjesmarrjen e të rinjëve e të rejave nga Diaspora që synojnë karrierë në fushën e modës. Bukuroshja thotë se kur është thirrur emri i saj si fituese, ajo ka qenë tejet e emocionuar dhe këtë moment nuk do ta harroj asnjëherë.BS

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat