Përcaktohet data: Ja kur publikohet dokumentari për Whitney Houston

Mediale Vip

Përcaktohet data: Ja kur publikohet dokumentari për Whitney Houston

Më: 11 mars 2018 Në ora: 16:12
Whitney Houston

Dokumentari që flet për jetën e së ndjerës Whitney Houston, do të publikohet këtë verë.

Filmi i shumëpritur i Kevin MacDonald, Whitney, do të dalë në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA më 6 korrik dhe do të dokumentojë jetën e këngëtares dhe vdekjen e saj të parakohshme në vitin 2012.

Përmes një deklarate, MacDonald vuri në dukje se ai e kishte mbështetjen e plotë të familjes së artistes së ndjerë për të treguar historinë e saj, dhe shtoi se fansat do të shohin ‘një anë të re’.

“Më kanë besuar për të ndjekur këtë histori”.

“Në zemër, Whitney është një histori familjae intime që zbulon një anë të re për një grua dhe fansat e saj”.

“Ky është një film që do t’i emocionojë të gjithë ata që e njihnin dhe e donin”.

Dokumentari do të përfshijë edhe regjistrimet e saj të para, pamje të rralla dhe shfaqje të drejtpërdrejta.

Do të ketë edhe video të regjistruara në shtëpi të cilat do t’i japin fansave një pasqyrë të jetës së saj larg qendrës së vëmendjes, duke përfshirë edhe vajzën e saj Bobbi Kristina e cila vdiq tragjikisht në vitin 2015 në një mënyrë të ngjashme si nëna e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat