Gruaja e Scott Baio, Renee, diagnostikohet me një sëmundje të trurit

Mediale Vip

Gruaja e Scott Baio, Renee, diagnostikohet me një sëmundje të trurit

Më: 11 mars 2018 Në ora: 15:27
Renee Baio, gruaja e aktorit Scott Baio

Renee Baio, gruaja e aktorit Scott Baio, zbuloi se ajo u diagnostikua me një sëmundje të trurit.

Një fans pyeti përmes Twitter-it në lidhje me shëndetin e saj, dhe ajo u përgjigj: “Përveç dy tumoreve të trurit, në tetor të vitit 2017, mësova që kam edhe një sëmundje tjetër në tru”.

Scott u përgjigj duke thënë: “Për fat të keq, kjo është e vërtetë. Renee është jeta ime, shpirti im. Njeriu më i fortë që njoh”.

Scott tregoi se gruaja e tij kishte një dëmtim të trurit për shkak të një aksidenti me jet ski.

“Ajo duhet të jetojë pa stres, pa depresion dhe jetë pa ankth. Kjo sëmundje e re mund t’i shkaktojë goditje dhe çmenduri”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat