Argjentinasi u “përjashtua” në momentin e fundit nga lista e lojtarëve të thirrur nga trajneri Ernesto Valverde për transfertën e radhës në Malaga.
Kjo, për shkak se ka ardhur në jetë djali i tij i tretë, me emrin e një këngëtari argjentinas, për të cilin ai dhe gruaja e tij, Antonella Roccuzzo, janë fansa të mëdhenj. Klubi katalanas njoftoi më herët, këtë të shtunë, se Messi nuk do të jetë me skuadrën në sfidën e radhës në La Liga për “arsye personale”.
Sipas faqes së internetit të “Marca”, arsyeja është lindja e fëmijës së tretë, Ciro, pas Thiago dhe Mateo. Zgjedhja e emrit “Ciro” ka një arsye të veçantë dhe futbolli kësaj radhe nuk ka të bëjë asgjë.
Ylli i Barcelonës dhe bashkëshortja e tij janë në fakt dy fansa të këngëtarit argjentinas, Horacio Demián Pertusi, njeriu i parë i grupit historik argjentinas “Attaque 77” (sot me grupin “Jauría”), i njohur si “Ciro”, ndaj e kanë quajtur kështu djalin e porsalindur.